Wall Street u hap sot me rritje, duke rinisur me nivele të paprecedenta pas një fjalimi me indikim pozitiv të presidentit Donald Trump.

 

Dow Jones u regjistrua 0,92 për qind duke tejkaluar për herë të parë 21 000 pikë, dhe Nasdaq 0,83 për qind.

 

Të martën, bursa e Nju Jorkut shënoi një rënie të lehtë në formë sigurie përpara fjalimit të presidentit amerikan në Kongres.

 

Indikatori Dow Jones Industrial Average humbi 0,12 për qind, duke i dhënë fund një serie rekordesh historike, dhe Nasdaq, me dominancë teknologjike 0,62 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *