E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Has, dyshohet për motive pronësie

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Pla të Hasit.

Një 41-vjeçar ka ekzekutuar një 34-vjeçar, ku dyshohet për motive pronësie.

Reklamë

Policia njofton se autori është arrestuar menjëherë.

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Reklamë

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë