Ky është momenti i shpërthimit në Kabul, ku të paktën 29 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe 9 gazetarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

 

Sipas autoriteteve, në shpërthenin e parë, një kamikaz hodhi veten në erë pranë selisë së agjencisë kryesore të Inteligjencës Afgane.

 

20 minuta më pas një tjetër shpërthim kishte në shënjestër mjekët e urgjencës dhe gazetarët që kishin mbërritur në vendin e ngjarjes për të raportuar mbi sulmin e pare.

 

Agjencia Franceze e Lajmeve raporton se në mesin e viktimave është edhe fotoreporteri i saj kryesor në Kabul.

 

Shpërthimi shkaktoi “ditën më vdekjeprurëse në historinë e medias afgane”, tha një deklaratë të përbashkët Federata e Gazetarëve të Afganistanit dhe organizata e lajmeve të vendit.

Sulmit e njëpasnjëshme në Kabul kanë lënë edhe 49 të plagosurve, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *