Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin Vangjel Polovina, i cili vrau disa pak ditë më parë me kallashnikov Ajet Gunelin.

Mësohet se në senacën gjyqësore Polovina ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi.

44-vjeçari i kishte marrë me qira një stallë derrash Gunelit, me të cilin kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme, ndërsa pretendonte se qiradhënësi e shante dhe e ofendonte përditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *