E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Këta që shihni në foto janë Shefit dhe Dashuri Rrapaj, çifti që humbën jetën këtë të martë në fshatin Kuman të Roskovecit.

Shefit Rrapaj rreth 80 vjeç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, pushkë, gruan shtetasen Dashuri Rrapaj rreth 75 vjeç në banesë, ndërsa më pas, ai ka qëlluar edhe veten.

Reklamë

“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njoftoi policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë