Një vrasje e ndodhur afro dy muaj më parë në një lagje periferike të qytetit të Korçës ka tashmë autorin e saj të ndaluar nga policia.

 

Sipas njoftimit për shtyp nga Drejtoria rajonale e policisë, është vetëdorëzuar autori i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në mesin e muajit janar te lagjia e njohur si ‘ francezët’. ‘Vetëdorëzohet në polici shtetasi Olgert Mustafa, i shpallur në kërkim si autori i vrasjes së shtetasit Altin Balliu’ njoftuan burimet zyrtare.
Policia bëri ndalimin e shtetasit Olgert Mustafa reth 30 vjeç, pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë.

 

Ngjarja e rëndë që ktheu krimet e frikshme në Korçë ka ndodhur në datën 17 janar të këtij viti në lagjen 10 të qytetit. Një konflikt fizik ku u përfshinë disa persona për një parkim të gabuar makine, përfundoi me vrasjen me armë të shtetasit Altin Balliu nga rethi I Pogradecit. Autori I dyshuar I krimit edhe pse u identifikua shpejt nga policia ka qëndruar për afro 2 muaj I fshehur derisa vendosi të vetëdorëzohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *