Eri Zefi 34 vjeç u ekzekutua me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

 

Viktima u ekzekutua rreth 6 km larg tunelit të Kalimashit ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata të cilët e kanë gjetur në një kanal e më pas kanë njoftuar policinë.

 

Mbi trupin e viktimës, sipas banorëve, kishte breshëri plumbash. Breshëri që kishin lënë gjurmë gjaku përgjatë gjithë vendngjarjes.

 

Policia nga ana tjetër ka nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Dyshimet e para të unifomave blu janë se vrasja ka qene për motive gjakmarrjeje.

 

Vizion Plus mëson se 34 vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, autorit të vrasjes së ndodhur në Durrës në shkurt të këtij viti në zonën e ish kënetës, ku pas një konflikti qëlloi me kallashnikov Martin Ndrecën, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *