Një konflikt mes disa personave në Durrës ka përfunduar me vdekjen e një personi. Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën pronari i një picerie. Ky i fundit u qëllua me thikë nga tre persona. Autorët u konfliktuan me pronarin e picerisë për pagesën e qirasë. Pas vrasjes, ata u arratisën por u kapën nga policia brenda disa minutave. Nuk dihet identiteti i viktimës dhe i 3 personave që u përfshinë në konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *