Subscribe

Shkodra tronditet sërish. Një 40 vjecar u ekzekutua me armë zjarri, ndrësa një tjetër u plagos mesditen e kësaj të mërkure në kryeqendrën e veriut. Viktimë mbeti Fatos Ferracaku, ndërsa i lënduari është Fatmir Mehaj. Ferracaku dhe Mehaj ishin të dy tregtarë peshku në Shkodër dhe u qelluan rreth orës 11.15 teksa ishin në punë në vendin e quajtur Markata Rus.

 

Polica bëri me dije se autorët e krimit janë dy persona: ata u afruan me motoçikletë dhe qëlluan me disa herë me pistoletë ndaj Fatos Ferracakut. Shoku I tij Fatmir Mehaj ndërhyri për ta ndihmuar, por një plumb e kapi në këmbë.

 

Autorët u larguan me shpejtësi duke përfituar nga rrëmua dhe paniku I krijuar në zonë. Në vendngjarje u gjetën 9 gëzhoja, ndërsa pak më vonë, agjentët zbuluan edhe një motor të djegur në zonën e Livadhes në Dobrac, mjet që besohet se I përket atentatirëve.

 

Policia e Shkodrës dhe forcat e ndërhurjes së shpejtë rrethuan zonën, ndërsa dëshmirarët u morën në pyetje për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë. Po ashtu, në rruget kryesore u ngritën postblloqe kontrolli.

 

Fatos Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin 31-vjeçar Arjan Ferracaku, i cili u ekzektua në datën 1 shtator në një atentat mafioz në periferi të Shkodrës.

 

Dyshohet se ngjarja lidhet me serinë e krimeve që kanë tronditur qytetin verior kohët e fundit. Shkak I tyre besohet të jetë hakmarrja e ndërsjelltë mes dy bandave rivale në Shkodër.

 

 

Video pak pas vrasjes:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *