Subscribe

Hetimet e thelluara të prokurorisë së Elbasanit kanë zbuluar një pistë të re në vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit të premten e javës së shkuar.

Indrit Shaqja, i burgosuri që mbeti i plagosur gjatë  ngjarjes së rëndë, është arrestuar nga policia pasi në dhomën e tij u gjet një celular. Telefoni u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm në dhomën e tij,i fshehur në një arke druri. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar pronësinë e celularit dhe në këto rrethana është arrestuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Por sipas organit të akuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e shokut të tij të qelisë.

Në dosje thuhet se Indrit Shaqja ishte ai që lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë dhe më pas Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë. Menjëherë pas krimit, Shaqja e ka ndjekur Mjacajn deri në korridor, duke e pyetur se pse i kishte vrarë shokun.

Vetë Indrit Shaqja ka treguar para hetuesve se kishte marrë dy letra, ku i kërkohej të helmonte Arben Lleshin në këmbim të një pagese prej 200 mijë eurosh, por që ai i kishte refuzuar.

Megjithatë hetuesit dyshojnë se Shaqja ka qenë në dijeni të planit të vrasjes dhe ka ndihmuar autorin e krimit.

Indrit Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 të moshuarve, Elsa Vava 72 vjeçe dhe Gjinovefa Vava 77 vjeçe, kunata me njëra-tjetrën. Në bashkëpunim me Velson Elmazin dhe Artur Kaçanollin në datën 2 shtator 2014 ai kanë hyrë në banesën e dy kunatave, për të vjedhur sende më vlerë dhe para dhe i kanë torturuar deri në vdekje të moshuarat. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *