Dalin të tjera pamje nga atentati në Kurbin, ku u ekzekutuan dy biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Në videon e siguruara dallohet Eduart Lamaj, i arrestuari ditën e sotme, i cili futet i armatosur brenda hotelit. Ai shihet teka tërhiqet nga bashkëpunëtorët dhe e fusin brenda në makinë, pasi mbeti i plagosur në këmbë. 

30-vjeçari i arrestuar, i cili dyshohet se ka qëlluar me arme, e ka pranuar autorësinë e atentatit duke thënë se pronari i hotelit ku ndodhi vrasja, vëlla i Bujar Likës, i kishte një sasi parash borxh, prandaj kishte shkuar që t’iu shkatërronte biznesin, por nuk donte që t’i vriste. Ai shtoi se viktimat e kanë qëlluar dhe për këtë arsye ai i vrau.

Një nga pistat e Prokurorisë është edhe hetimi për një grup kriminal me vrasës me pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *