Një sherif në Michigan i është bashkuar të dielën protestuesve në Flint Township duke hedhur në tokë armën e shërbimit dhe shkopin e gomës. “Unë dua ta bëjë këtë paradë, jo protestë”, tha ai.

Sherifi i qarkut Genesee, Chris Swanson ka marshuar me protestuesit kundër mizorisë së policisë dhe në kujtim të afro-amerikanit 46-vjeçar, George Floyd

Ai i buzëqeshte dhe përshëndeste turmën, teksa iu përgjigj ftesës “Walk with us”. Ky veprim u përgëzua dhe vlerësua nga shumë njerëz, duke postuar menjëherë në rrjete sociale video videot e Sëansonit, teksa iu bashkua protestës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Swason bënte thirrje për arrestimin e policit që kreu krimin.

“Unë bashkohem me qytetarët që ligji të zbatohet njësoj. Bëj thirrje për arrestimin e menjëhershëm të policit që u përfshi në krimin brutal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *