Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj shprehet 25-vjeçari Klodian Rasha që u qëllua për vdekje orët e para të mëngjesit të së martës nga policia nuk ka qenë një person i rrezikshëm, e për këtë arsye, ai fajësoi punonjësin e policisë se tejkaloi kompetencat.

 

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hajdarmataj theksoi se ngrihen shumë dyshime për këtë ngjarje, ndërsa vuri në dukje mes të tjerash edhe heshtjen e Shoqërisë Civile për këtë rast.

 

“Unë mendoj që policia i ka tejkaluar kompotencat e saj në aspektin ligjor sepse ligji për përdorimin e armëve të zjarrit është shprehur shumë qartë kur arma përdoret. Nuk ka asnjë element në këtë histori që të vërtetojë sadopak që policia justifikon përdorimin e armës, aq më tepër për një person që nuk ka qenë në ndjekje nga policia. Ai nuk ka qenë person i rrezikshëm as për policinë, as për ndojë person tjetër. Në momentin që një polic i bën thirrje një personi që të ndalojë,  duhet të shikojë kushtet që i bën thirrje për të ndaluar; nëse është rrezik për punonjësin e policisë apo qytetarët. Në këtë rast, nuk kemi asnjë rrethanë që e justifikon këtë. Ai ka qenë në rrugicën e banesës së tij. Arrestimi është bërë edhe me urdhrin e prokurorit. Ndalimi i policit është mëse normale. Kemi shumë pikëpyetje mbi hetimin, si ka ndodhur ngajrja. Pretendohet se ka pasur një armë. Duhet të hetohet.

 

Më tej, ai deklaroi se po përcillet prej kohësh një frymë arrogante dhe tendencioze për të përplasur Policinë e Shtetit me qytetarët.

 

“Ka kohë që ndodh sepse vetë fryma që po përcillet nuk po i përcillet zbatimit të ligjit. Ka një tendencë dhe frymë arrogante që në njëfarë mase po e përplas Policinë e Shtetit me qytetarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *