Duket se vogëlueshja 5 vjeçare e Kim Kardashian ka marrë çdo gjë nga nëna e saj.

 

North West ka filluar të përdorë si një profesioniste e vërtetë produktet kozmetike të së ëmës.

 

Madje ajo ka publikuar në ‘Instagram’-in e nënës së saj, një video ku shihet e lyer me ‘make up’. Pak kohë pasi vajza e saj kishte publikuar videon, Kim shkruajti: “Nuk e di çfarë është më qesharake. Qerpikët fals që ajo ka vendosur vetë apo ‘Instastory’ që ka bërë”.

 

Pavarësisht se fansat e Kim kanë reaguar keq për këto veprime të vajzës së saj, ajo duket shumë e kënaqur që North po mëson që në këtë moshë hapat bazë të ‘make up’-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *