Infermierja e Infektivit, Ronida Hysi ka pranuar vjedhjen e parave të pacientit të infektuar me koronavirus, i cili humbi jetën në spitalin ku ajo shërbente.

Mendohet se 30-vjeçarja ka deklaruar në Gjykatë se u detyrua të kryeje këtë veprim për shkak të gjendjes së keqe ekonomike. Ajo u shpreh se ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2 vjeç.

Hysi do të qëndrojë në burg deri sa të mbarojnë hetimet.

Kallëzimi është bërë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *