Subscribe

Një notere dhe një avokat kanë rënë në prangat e policisë, nën akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, noteria Belona Seraj dhe avokati Enkes Hysendhima u arrestuan per 220 hektarë tokë ne gadishullin e Karaburunit, qe dyshohet se u përfituan ne mënyre antiligjore. Kjo prone e sekuestruar te hënën, sipas akuzës, është regjistruar në hipotekë me dokumente të falsifikuara, të cilat janë bërë në bashkëpunim mes avokatit dhe noteres. Nga hetimet ka rezultuar se prona fillimisht është regjistruar në emrin e Rajmond Mezit. Dokumentacioni që ka shërbyer për kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj toke, është i falsifikuar, pasi në vitin 1943 pronar figuronte një tjetër person. Nga hetimet del se edhe vendimi gjyqësor i vitit 2000 i gjykatës së Vlorës, përmes të cilit u kthye fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, ishte i falsifikuar. Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, ku gjetën një numër i madh dokumentesh të falsifikuara. Por dyshimet janë se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë. Prona e sekuestruar nga prokuroria përfshin dhe plazhin e Shën Vasilit, një ndër zonat më të bukura të gadishullit të Karaburunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *