Vllaznia luan kete te diel finalen e Play Out përballë Beslidhjes së Lezhës  në Loro Borici. Kuqeblutë e kanë detyrim fitoren për të siguruar qëndrimin në Superiore. Në kampin shkodran po mendojnë që tani për sezonin tjetër dhe për ndryshimet që pritet të ndërmarrin.

Donatori kryesor i shkodranëve, Alban Xhaferi, në një intervistë për Vizion Plusi tregon se synimi  i vetëm është rikthimi i  Vllaznisë në elitën e futbollit shqiptar.

Mes të tjerash, Xhaferi sqaron dhe detaje nga marrëveshja me Bashkinë Shkodër ku është marrë mirkuptimi i të dyja palëve.

Vllaznia e mbylli kampionatin me 46 pikë në vendin e 8-të, 5 me pak se Bylisi i vendit të 7-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *