Subscribe

Në një kohë kur marrëveshja e demarkacionit me malin e zi duket jashtë axhendës së kuvendit për shkak të mungesës së shumicës për ta votuar, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar atë si një kusht artificial të unionit në këmbim të liberalizimit të vizave. Duke folur për mediat në Kosovë, Thaçi deklaroi se edhe vetë shtetet e unionit kanë çështje të hapura për kufirin.

“Qytetarët e Kosovës më shumë e duan liberalizimin me shumë se sa disa çështje të paqena për demarkacionin. Edhe pse unë nuk pajtohem me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni për liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet e BE-së ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve, por na është vënë ky kusht dhe besoj që ne duhet ta përmbushim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.”

Demarkacioni me Malin e Zi u tërhoq nga votimi në parlament pas përçarjeve brenda koalicionit qeverisës për këtë pakt. Edhe dialogu që kryeministri Mustafa nisi me krerët e partive kryesore politike, duke se ka dështuar pasi partitë opozitarë kërkojnë ndryshim në themel të një pakti që i fal Malit të Zi 8 deri ne 12 mije hektarë tokë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *