Subscribe

 

Fabjol Gaxha,viktima e vetme e krimit në ish bllok është një emer I njohur për policinë shqiptare dhe organet e drejtësisë.

28 vjecari ishte në kërkim nga policia për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative për një ngjarje të datës 27 gusht të këtij viti në rrugën “Tasim Shehu”.

 

Fabjol Gaxha qëlloi me armë  një shpërndarës droge , 30-vjeçarin Andi Spahiu , I cili edhe pse mori 4 plumba arriti të shpëtoje.

Kësisoj I riu, Gaxha ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Por si ka mundësi që 28 vjecari lëvizt lirshëm në kryeqytet e për më teper ekspozohej duke qëndruar në loket e ish bllokut në zemer të kryeqytetit??

 

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se ai përdonte shpesh herë kartat e identitetit të miqve dhe familjareve të tij, si një mënyrë për të mos u zbuluar nga policia.

Kështu mund të shpjegohet edhe fakti që fillimisht viktima u identifikua me emrin Rigers Gaxha, vëllai I tij. Kjo ngatërrese ndodhi për shkak se në vendin e krimit në lokal viktimes iu gjet një karte identiteti me emrin e vëllait të tij.

Fabjol Gaxha I qëllua për vdekje teksa mendohet se ka tentuar të ndaloje autorin që të mos qëllonte drejt Ervis Martinit, truproja e të cilit ai ishte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *