Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste dhe konkretisht në Tiranë dhe në Klos të Burrelit.

 

2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike , dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

 

Në Tiranë u procedua penalisht , shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan paisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

 

Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.

 

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *