E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Shpërthejnë tullumbacet me helium në ashensor në Indi, dy persona të plagosur

Një aksident i frikshëm është regjistruar në Indi, kur disa tullumbace të mbushura me helium shpërthyen brenda një ashensori.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në një ndërtesë në një periferi të Mumbait, ku kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë hyn në ashensor duke transportuar tullumbace për një festë ditëlindjeje. Pak çaste më pas, tullumbacet shpërthejnë papritur, duke shkaktuar panik dhe lëndime.

Reklamë

Sipas mediave lokale, 21-vjeçarja Himani Tarpija, studente, e cila ndodhej në ashensor, ka pësuar djegie në duar, qafë dhe në zonën e barkut si pasojë e shpërthimit. I lënduar ka mbetur edhe 32-vjeçari Raju Kumar Mahato, shpërndarësi që transportonte tullumbace, i cili ka pësuar djegie trupore.

Policia ka nisur një hetim për neglizhencë ndaj pronarit të dyqanit që kishte shitur tullumbace, duke e akuzuar se nuk i ka dhënë udhëzime sigurie shpërndarësit. Ndërkohë, shkaqet e sakta të shpërthimit të balonave mbeten ende të paqarta.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë