E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Panik në ajër, motori i avionit shpërthen gjatë fluturimit

Nigerian Safety Investigation Bureau (NSIB) ka nisur një hetim zyrtar për incidentin me motorin e një avioni të Arik Air, i cili bëri një ulje emergjente në Benin City të mërkurën.

Avioni tip Boeing 737-700 po fluturonte nga Lagos drejt Port Harcourt, kur ekuipazhi konstatoi një problem me motorin gjatë fluturimit.

Sipas kompanisë ajrore, pilotët dëgjuan një zhurmë të fortë nga motori i majtë dhe vendosën të devijojnë drejt Benin Airport, në përputhje me procedurat standarde të sigurisë.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe të 80 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit zbritën pa lëndime.

NSIB konfirmoi se gjatë fluturimit u evidentuan sinjale jonormale nga motori, çka çoi në fikjen paraprake të tij dhe devijimin drejt aeroportit më të afërt të përshtatshëm. Inspektimet fillestare kanë zbuluar dëmtime të dukshme në motorin e prekur.

Në një deklaratë të nënshkruar nga zëdhënësja e institucionit, Bimbo Oladeji, thuhet se hetuesit kanë siguruar avionin dhe kanë nisur mbledhjen e provave. Procesi përfshin intervistimin e ekuipazhit dhe dëshmitarëve, si dhe marrjen dhe analizimin e regjistruesit të të dhënave të fluturimit dhe regjistruesit të zërit në kabinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë