Një zjarr masiv ka përfshirë një godinë në Sarandë.

Ndërtesa që ndodhet në qendër të qytetit njihet si “Bar Lulishtja” dhe është një prej bareve historike të Sarandës që në kohën e komunizmit.

Flakët masive dogjën pjesën e çatisë së ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar edhe objekte te tjera aty pranë.

Si pasojë e zjarrit nuk pati persona të lënduar, pasi në ambientet e saj nuk ndodhej askush.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë neutralizuar, ndërkohë që vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *