Subscribe

Pas shtyrjes disa herë të zbatimit të saj, tashmë erdhi koha të mendoni seriozisht për të paguar taksën e banesës, ose siç njihet ndryshe, taksa e pasurisë.

 

Administrata e re e Bashkisë Tiranës, pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ka nisur punë për mbledhjen e saj.

 

Agjenti tatimor që është drejtoria e ujësjellës kanalizimeve njofton të gjithë qytetarët se kanë afat deri në 15 shtator për të bërë vetedeklarimin pranë dyqaneve të UKT ku behët pagesa e faturave të ujit.

 

Qytetarët duhet të kenë me vetë një kartë identiteti, një kopje të certifikatës së pronësisë, lejen e legalizimit apo kontratë shitblerje ku evidentohet sipërfaqja e saktë e banesës si dhe librezën e ujit.

 

Këto dokumente dorëzohen në sportelet e UKT ku qytetari njihet paraprakisht për vlerën që do të paguajë. Objekt i kësaj pagese janë edhe garazhet dhe bodrumet.

 

Pasi këtij procesi do të ketë një verifikim të vetedeklarimeve që sipas ligjit do të kërkojë 2 deri në 3 muaj dhe më pas do të konkretizohet njoftimi i qytetarëve për të kryer pagesën, e cila do të ndahet në faturën ujit të çdo muaji. Ligji i ri parashikon që taksa të jetë në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së tregut dhe për godinat objekt banimi ajo do të jetë 0.05% .

 

Në bazë të ligjit,  do të përjashtohen nga kjo taksë, të gjitha banesat sociale, apo godinat e komuniteteve fetare, shtëpitë e pensionistëve të vetmuar, apo dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *