Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë Venecian. Gjatë një seance mbrëmjen e së enjtes, kabineti i kryeministrit italian Giuseppe Conte vendosi ndarjen e shumës prej 20 milionë euro për nevojat emergjente të qytetarëve.

 

Masa erdhi menjëherë pas vizitës që kryeministri zhvilloi në Venecia.  Niveli i ujit ndërkohë ka shkuar në 187 centimetra, më i larti që nga viti 1996, duke lënë sheshet kryesore bazilikat dhe ndërtesat historike nën uje.

 

Kjo është hera e gjashtë në 1.200 vjet që bazilika e Shën Pjetrit është përmbytur, dhe 4 nga këto incidente kanë ndodhur vetëm në 2 dekadat e fundit. Nje pjesë e madhe e qytetit ndërkohë ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa shkollat edhe këtë të premte qëndruan të mbyllura.

 

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të lëvizin në qytet vetëm për nevoja urgjente.

 

E ndërsa Venecia, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s ndodhet në emergjencë dhe 80% e saj ndodhet nën ujë, matjet e fundit tregojnë se niveli është në rënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *