Subscribe

Zbardhet dëshmia e Enver Jamakut, i cili ka marrë përsipër vendosjen e eksplozivit në makinën e Gjon Menës në Kamëz, me porosi të Gjergj Cukalit.

33-vjeçari ka deklaruar se me Cukalin është njohur 5 vite më parë. Ai u shpreh se rrethanat e njohjes me të kanë qenë krejt rastesore, teksa ai i bleu një makinë të markës “Audi A3”.  Numrin e telefonit të tij e siguroi nga njoftimi që kishte lënë në xhamin e makinës.

Ai tha se Gjergji i ka shkruar në Whatsapp në dhjetor të 2020 dhe i ka kërkuar që të takoheshin.

“Gjergji erdhi me nje automjet “Range Rover”, ngjyre e bardhe. Zbriti nga makina dhe më tha se nese kisha nevoje per pune. Si përgjigje i dhashë që nuk dua të ngatërrohem me punët e tij, duke patur parasysh se e kishta parë në televizor Gjergj Cukalin, qe kishte probleme me drejtesine. Mirëpo, Gjergji më garantoi se nuk do kisha asnje problem, vetem se duhej te vendosja nje mine, poshte makines së nje personi dhe kete duhet ta bëja ne Kamez, ku nuk kishte kamera sigurie”, thotë Enver Jamaku në dëshminë e tij.

Ai tregoi se Gjergji do t’i jepte 30 mijë euro nëse do pranonte që ta vendoste minën në makinën e Gjon Menës. Jamaku tha se pranoi që ta merrte përsipër, duke marrë shkas se ishte i papunë dhe me shtëpi me qira. Jamaku tha se Cukali erdhi me persona të tjerë ta takonte, të cilët nuk i identifikon dot dhe  dha minën me telekomandë, para rreth 500 euro dhe celularë për të bërë shpërthimin e minës.

“Ai me dërgoi tek shtëpia e Menës dhe më tha se ketij duhet t’i vendosnim mine.”

“Unë e kam ndjekur prej ditësh Menën, por nuk mundesha dot ta vendosja minën. Një nate para ngjarjes, Cukali më ka kontaktuar dhe me tha se duhet ta bëjë patjetër.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *