E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Vendi i plehrave bëhet park

Dikur nje nga pikat me te nxehta te kryeqytetit, vendgrumbullimi i mbeturinave pranë rrugës “5 maji”ne tregun e madh, po kthehet ne hapësire te gjelbër. 11 mije metra katror ne ketë zone te Tiranës po shndërrohet ne park natyror. Erion Veliaj deklaroi se krahas gjelbërimit, do te kete ambiente çlodhëse per te gjitha grupmoshat.

 

Por krahas parkut, këtu do te ngrihet edhe nje shkolle e re, per te plotësuar nevojat e komunitetit te njësisë 8.

 

Ndërkohe bashkia ka nisur tashme fushatën per mbjelljen e pemëve te reja, e cila do te vazhdoje deri ne muajin mars. Ndërsa ne pranvere eshte planifikuar aksioni per krijimin e  pyllit orbital. Veliaj ka ftuar bizneset te bëhen pjese e fushatës per gjelbërimin e Tiranës.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video