Ndërsa vijon sezoni i mbjelljes së pemëve, kryebashkiaku Erion Veliaj ka përsëritur ftesën për të gjithë qytetarët dhe bizneset që të kontribuojnë në gjelbërimin e qytetit.

 “Jemi në stinën e mbjelljes dhe ftesa ime për çdo familje është ta shfrytëzojmë këtë për të kujtuar një të afërm, për të inkurajuar një fëmijë, që të rritet me qytetin dhe gjelbërimin. Ta përdorim këtë nismë, që shumë kompani dhe koorporata që i kanë mundësitë, të mos i shpenzojnë kot, por të lënë një gjurmë dhe shenjë në qytet, një stol ose një pemë kushtuar Tiranës. Sot falë kësaj nisme kemi mijëra pemë të mbjella, kemi kaluar mbi 30 mijë për këtë sezon”, tha Veliaj.

Kësaj nisme i janë bashkuar në vazhdimësi edhe institucione kulturore e arsimore, biznese por edhe personazhe të njohur, ndërsa qëllimi deri në fund të sezonit është që të mbillen të paktën 100 mijë pemë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *