Subscribe

Briken Çalja nënkampioni i botes ne dy garesh në peshëngritje u vlerësua nga bashkia e Tiranës më çmimin e  mirënjohjes pas rezultatit historik në Uzbekistan.

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 “Skuadra jonë e peshëngritjes u kthye nga Uzbekistani me rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit. Brikeni është një krenari e jashtëzakonshme, sot kampion i botës. Të jesh më i miri në botë në një fushë, do të thotë se ke punuar me përkushtim, me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm. Këto janë rezolutat që na duhen për 2022, më shumë çuna dhe goca që i bëjnë gjërat me pasion, me zell, me punë të pastër. Po ashtu edhe Erkandi, që për efekt praktik është i treti, por teknikisht i katërti, na ka bërë krenar dhe ka përformuar shumë mirë.

 

Veliaj nënvizoi gjithashtu  se mbështetja ndaj sportit do të vijojë me qëllim masivizimin e tij. Ai njoftoi hapjen e 4 palestrave të reja.

 

Edhe në Kombinat, edhe në Kodër-Kamëz, edhe në Sauk, edhe te Fresku, në Dajt, do jemi të përgatitur me 4 palestra të reja, të cilat me shumë kënaqësi do të donim t’i vinim në dispozicion për një gjeneratë çunash dhe gocash, të cilët shohin Brikenin, Erkandin, Krenarin, Evangjelinë, e thonë dua të bëhem si ata kur të rritem. Të dal mirë me mësime, të merrem shumë me sport, të jetoj një jetë të shëndetshme dhe të jem i dobishëm

 

Briken Çalja u shpall nenkampion bote pas doli i dyti ne dygaresh me vetem 1 kg me pak sesa rivali i tij i vendit te pare, ndersa ne njeren disipline mori medaljen e arte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *