Djali i Pelivan Sinanrrapaj, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në spital, pasi u dhunua nga tre persona, deklaroi se i ati ka pasur më herët konflikt me një nga autorët.

Në një prononcim për mediat, i riu Fatmir Sinanrrapaj u shpreh se babai i tij u vra pabesisht. Ai kërkon nga autoritetet riarrestimin e tre autorëve që u lanë të lirë, raporton Vizion Plus.

Sipas tij, autorët janë liruar, pasi kanë dhënë para.

“Babai im ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë e tij, në fshatin Qorrush të Mallakastrës. Kur është kthyer, ishte esëll, nuk kishte pirë. Babai im nuk merrej kurrë me politikë. Duke ardhur për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri 3 persona. Jo ata që kanë qenë bashkë. Ishin bashkë. Nuk pinin bashkë, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë rrahur. Babai ka pasur konflikt më parë me Ferdinandin, nuk e di se për çfarë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet drejtë. Unë ia lë në dorë perëndisë. Unë kam shkuar vetë në polici. Unë hak nuk marr dot, s’kam fuqi. Do t’i shoh kamerat e sigurisë”, deklaroi djali i të ndjerit.

Gjykata e Fierit ka lënë në “arrest shtëpie” Festim Alimetajn dhe Ferdinand Merajn, ndërsa për Fitim Zekajn u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Fillimisht u raportua se sherri mes viktimës dhe autorëve nisi për shkaqe politike. Mirëpo, djali i viktimës e mohon një gjë të tillë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *