Një mjek i lartë në spitalin rus ku lideri opozitar Alexey Navalny u trajtua menjëherë pas helmimit vitin e kaluar, është ndarë nga jeta.

Sergey Maximishin humbi jetën në moshën 55-vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga spitali.

“Ne njoftojmë me keqardhje se zv. mjeku kryesor i spitalit të urgjencës në OMSK ndërroi jetë papritmas”, informoi spitali, ndërsa nuk përmendi shkakun e vdekjes.

Maximishin nuk dha asnjë njoftim për shtyp gjatë kohës që Navalny ishtë shtruar në spital.

Për helmimin e tij, Navalny fajëson shërbimet ruse të sigurisë dhe vetë Presidentin Vladimir Putin, akuza që Kremlini i ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *