Subscribe

Ish sekretari I përgjithshëm I Organizatës së Kombeve të Bashkuara, I cili fitoi çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.

Familjarët e tij thanë për mediat se Anan ndërroi jetë në mënyrë paqësore të shtunën, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Anan ishte afrikani I parë që mori  detyrën e diplomatit më të lartë botëror në një organizatë ndërkombëtare.

Në një deklaratë, fondacioni Kofi Anan e përshkroi ish sekretari e përgjithshëm të OKB si një “njeri të që lufoti gjatë gjithë jetës së tij për një botë më të drejtë dhe në paqe”. “Kudo që kishte vuajtje apo nevojë, ai e shtriu dorën dhe preku shumë njerëz me dhembshurinë dhe ndjeshmërinë e tij të thellë”, thuhet më tej në deklaratë.

Qëndrimi i Ananit si sekretar i përgjithshëm i OKB-së përkonte me luftën në Irak dhe me pandeminë e HIV / Aids.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *