Subscribe

Preng Gjini, që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës në një atentat mafioz me tritol, vazhdon të jetë në rrezik për jetën. Drejtori i spitalit të Traumës, Arben Zenelaj konfirmoi për “Vizion Plus” se Gjini është akoma në gjendje të rëndë dhe se mjekët po kujdesen për të.

 

Ai tregoi se 50-vjeçari ka politrauma, dëmtime në bark, duar dhe fytyrë. Po ashtu, Zenelaj bëri me dije për “Vizion Plus” se Gjini do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në sy. Ndërkohë, nga grupi hetimor mësohen të tjera detaje nga atentati.

 

Sipas burimeve, makina ku u vendos lënda shpërthyese ishte e kushëririt të Preng Gjinit. Ai la makinën e tij fuoristradë vetëm 10 minuta para ngjarjes dhe mori mjetin e kushëririt.

 

Akoma nuk dihet pse veproi kështu 50-vjeçari dhe nëse kushëriri i tij ishte shënjestër e antetatit apo ka bashkëpunuar me autorët kundër Gjinit.

 

Për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar autorët janë sekuestruar kamerat e sigurisë të Bashkisë Tiranë dhe të rezidencës ushtarake turke që e kanë filmuar komplet krimin. Aktualisht në spitalin e Traumës janë forca të shumta policore dhe familjare të Gjinit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *