Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u bëri thirrje qytetarëve që të mos marrin përsipër të mjekohen vetë në shtëpi. Me anë të një video-mesazhi në “Facebook”, Vasili tha se për ço rast, qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku.

 

“Ka mjaft mesazhe që vinë nga të gjitha anët, të shpërqëndruara, mesazhe që krijojnë konfuzion. Jam shqetësuar nga një mesazh që një përgjegjës urgjenece u ka komunikuar qytetarëve të mi. Mesazhi i tij ka pasur të bëjë me vetëdiagnostikimin dhe vetëmjekimin e të sëmurëve. Të nderuar miq, as në kohë të zakonshme, mos tentoni të vetëmjekoheni. Kjo është e rëndë në një ditë të zakonshme, dhe e rëndë e kritike në kohë pandemie. Ua them këtë sepse diferencimi i një sëmundjeje nga një sëmundje tjetër nuk është e lehtë as për mjekun. Është e pamundur në kohë pandemie. Është e pamundur që të marrësh përsipër të vetëdiagnistohesh në këto kohe të një pandemie, që paraqet të panjohurat e saj. Në çdo rast, për çdo shqetësim, drejtohuni tek mjekët dhe atëherë veproni. Komunikoni me mjekun e familjes, me 127. Komunikimi të ndodhë sa më parë. Komunikimi me ta duhet të jetë i vazhdueshëm.”

 

Ai u shpreh shpresëplotë se shumë shpejt do të kalojnë ditët e vështira të pandemisë nëse respektohen të gjitha masat e marra.

 

“Këshillat për vetëizolim, kufizimin e lëvizjeve, dhe forcimin e masave të higjenës, janë masat që duhen respektuar deri në fund. Unë mendoj dhe jam sot më optimist se ditët për të dalë nga epidemia, do të jenë të afërta. Kjo jo vetëm për masat që po merrni ju, por dhe masat që po merren nga vendet, do të thotë një luftë e madhe ndaj kësaj pandemie. Jam i bindur se do ta kapëcejmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *