Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka pritur këtë të hënë në zyrë zv.drejtorin për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Michael Konstantino.

 

Gjatë takimit të zhvilluar, Vasili i shprehu mirënjohje për mbështetjen në Integrimin e Shqipërisë, ndërsa e quan rolin e Amerikës për “fatet e Shqipërisë”, të pazëvendësueshme.

 

“Amerika është e pazëvendësueshme për fatet e Shqipërisë. Mirënjohje SHBA-ve për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë. Integrimi Evropian kalon nga plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut. Reforma në drejtësi duhet të zbatohet vetem sipas 21-22 korrikut. Deformimi i 7 ligjeve të reformës është në funksion të kapjes nga rilindja”, deklaroi Vasili.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *