Edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila akuzoi presidentin Ilir Meta se sillet në këtë formë prej reformës në drejtësi.

 

Teksa e quan mashtruese, Vasili shkruan në “Facebook” se Gjonaj ka falsifikuar shkresat me “mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë”, ndërsa e paralajmëroi se “nuk ka parë gjë akoma”.

 

“Nuk e mori SPAK-u akoma kete mashtruesen e ministrise se drejtesise! Akoma pret SPAK- U per ta marre kete. Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet. Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh. Mashtruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri. Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma….. Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash….Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!”, shkruan Vasili.

 

Presidenti Ilir Meta të hënën dorëzoi vetë në SPAK kallëzimin penal kundër Etilda Gjonajt dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Metës, Gjonaj ka marrë pjesë në organizimin e “grushtit të shtetit” dhe në kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *