Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar këtë të dielë me sulmin ndaj ambasadorëve duke qëndruar në një vijë mendimi me presidentit Ilir Meta.
Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se në Shqipëri një tufë horrash, kanë vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shndërrojne Kushtetuten ne leckë këmbësh për të fshire kepucët e kriminelëve dhe trafikantëve.
Gjithahstu në reagimin e tij Vasili shkruan se ambasadorët janë në vendin tonë dhe duhet të bëjnë detyrën e tyre duke garantuar interesat e vendeve te tyre, të cilat i kanë të parat dhe të vetmet dhe jo të Shqiperisë.
“Solidariteti diplomatik i gishtit te ambasadorit dhe i kapjes se shtetit si veprim antishteteror!!
Ne Shqiperi nje tufe horrash, kane vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shnderrojne Kushtetuten ne lecke kembesh per te fshire kepucet e krimineleve dhe trafikanteve. Diplomate te çartur u ngrene gishtin protestuesve te cileve horrat e pushtetit u vjedhin pronen,i arrestojne dhe i dhunojne. Ngrene gishtin keta diplomate dhe ca te tjere guxojne tu bejne edhe avokatine atyre. Keta avoketerit diplomatike te gishtit bejne edhe avokatin e shkeljes se Kushtetutes dhe kapjes se Gjykates Kushtetuese nga rilindja Po a skuqen ndonjehere keta, edhe te paret edhe te dytet?
A guxon dot ndonje ambasador shqiptar tu ngrere gishtin protestuesve ne vendet e tyre?
A guxon ndonje ambasador shqiptar te diskutoje vendimet e Presidenteve te tyre?
A guxon ndonje ambasador shqiptar te jape mend e zgjidhje per Kushtetuten e vendeve te tyre?
Pergjigja eshte shume e qarte dhe e thjeshte:Asnje ambasador shqiptar as e ben dot,as e ka bere dot dhe as i lejohet qe ta beje kete ne asnje kryeqytetet te Europes dhe askund ne bote. Po njesoj dhe pa asnje gram ndryshim jane edhe diplomatet e huaj ketu ne Shqiperi. S’kane asgje me shume se ambasadoret tane ne vendet e tyre. Ndaj te bejne detyren e tyre sepse jane ketu per te garantuar interesat e vendeve te tyre, te cilat i kane te parat dhe te vetmet dhe jo te Shqiperise. Ndaj te flasin per ato, qe u lejon detyra dhe mandati i tyre dhe te lene menjane solidaritetin e gishtit te ambasadorit dhe te kapjes se shtetit. Ka mjaft diplomate burra dhe gra te nderuar, qe e kryejne sic duhet dhe me integritet detyren e tyre ye perfaqesimit.
Por ka edhe disa diplomate te tjere, te cilet shqiptaret po i shohin teksa shfaqen si solidare te gishtit. Solidariteti diplomatik i gishtit dhe avokatia diplomatike e kapjes se shtetit e ka lene Shqiperine jashte Europes,qe na shton kushte vazhdimisht,e ka bere Shqiperine te jete e treta ne bote per korrupsion dhe e ka bere baze te krimit te organizuar per grupet kriminale ne SHBA,Europe,Amerike Latine dhe Lindjen e Mesme sic deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit. Per keto duhet te flasin keta, sepse krimi dhe trafikantet, qe ushqen rilindja cenojne edhe interesin e vendeve te tyre. Por keta nga zelli i tepruar per te bere avokatine e rilindjes “cuditerisht” po harrojne edhe vendet e tyre!?”





