Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili kërkoi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion të nisë hetimet sa më shpejt për krimin ekonomik kolosal të borxhit publik, sipas tij.

Vasili u shpreh në rrjetet sociale se tani gjithçka është e qartë se kjo qeveri rriti borxhin publik sepse nuk di të menaxhojë krizën.

“SPAK të dërgojë pas hekurave qeveritarët për krimin ekonomik kolosal të borxhit publik!! Çfarë presin më? Që katastrofa ekonomike të shkatërrojë gjithçka. A ka ndokush ndonjë dilemë se kjo qeveri mund të ndalë katastrofën? A ka dyshim ndonjë se qeveria vetëm rëndon e thellon ajo vetë krizën? A ka ndokush pikëpyetje se korrupsioni shkatërrimtar, koncesionet dhe pastrimi i parasë i kësaj qeverie na shtyn vetëm drejt greminës ekonomike? A ka më ndonjë që e vë në dyshim rritjen katastrofike të borxhit publik për shkak të menaxhimit kriminal të krizës nga qeveria?”

Vasili theksoi se sot SPAK duhet të veprojë sa më parë kundër pushtetarëve që e sollën Shqipërinë në këtë gjendje. Në rast të kundërt, ai paralajmëroi se edhe vetë zyrtarët e SPAK do të përballen me drejtësinë.

“SPAK nuk mund të fshihet më pas arrrestimit të komisionerëve të vdekur, por duhet t’i kthehet detyrës, ndryshe shndërrohet në bashkëfajtor dhe do të ulet një ditë në bankën e të akuzuarve bashkë me ish-qeverinë rilindase.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *