Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, të enjten, më 25 maj, do të vizitojë Kosovën.

 

Sipas njoftimeve të Komisionit Evropian, gjatë qëndrimit në Kosovë, Varhelyi do të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, zyrtari i lartë evropian do të takohet me përfaqësuesit e opozitës dhe të shoqërisë civile.

 

“Këto takime do të ofrojnë mundësinë për të shqyrtuar raportet mes Kosovës dhe BE-së dhe për të diskutuar për zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, përfshirë ato në fushën e drejtësisë, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftim.

 

Por, ngjarja kryesore gjatë vizitës së tij pritet të jetë inicimi i një programi të përbashkët mes BE-së dhe Kosovë për forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Pas takimeve me krerët shtetërorë, zyrtari i lartë evropian, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, do të inaugurojnë “Programin BE-Kosovë për punë të brendshme”.

 

“Qëllimi i këtij programi është përshtatja e mëtejme e veprimeve të Kosovës në forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar me standardet e BE-së”, tha KE-ja.

 

“Ky program i BE-së, i financuar me 6.5 milionë euro, do të zbatohet në një periudhë kohore prej tre vjetësh, me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës. Do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar”, u shtua në njoftimin e KE-së.

 

Sikurse për të gjitha shtetet që janë në procesin e zgjerimit të BE-së, ashtu edhe për Kosovën sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë identifikuar si fushat kryesore që do të merren parasysh nga BE-ja në vlerësimin e gatishmërisë së këtyre shteteve për përparim drejt integrimit evropian.

 

Më 15 dhjetor të vitit 2022, Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian./rel

One thought on “Varhelyi të enjten viziton Kosovën

  1. HEU, KOMISIONERI PËR BASHKIM EDHE FQINJËSI TË MIRË, OLIVER VAREHELYI O, TË ENJTËN ME 25 MAJ DO VIZITOJË KOSOVËN!” PO KJO I NGJANË SIKUR NJË ANEKDOTE
    QË NJË VARFNJAK KISHTE SHKUAR TEK BERBERI PËR TË U RRUAR FYTRËS E QETHUR
    FLLOKËT E KOKËS; POR, FATKEQËSISHT KËTIJ FATKEQI, NGA KRIZA EKONOMIKE DHE
    ENERGJETIKE, NDALET RRYMA DHE NDALET EDHE UJI A, BERBERI PO KERKON GJËJA
    POSEDON NJË BRISK TË RROJES SUPËR SILVER E MUNDTET EDHE TA RRUAJ FYTYRËS
    PO EDHE TA RRUAJ KRESË, VETËM NËN DRITËN E QIRIT EDHE PA U LAGUR FARE, SE O, NUK KISHTE AS UJË AS RRYMË; AI PRANOI DHE, DUKE RRUAR FYTYRËS AH, DUKE
    E RRUAR KOKËS O, DUKE PRERË, SAKATUAR E MASAKRUAR, SA TERË FYTYRA E KOKA
    I PIKNIN VETËM GJAK; AI BERBERI DUKE U TALLUR ME TE, PO I THOTË: ZOTRI, A PO
    KE DHIMBJE SE E KRYEM O, ME NA FALË SE TË KAM GRRITHË, PRERË NDONJË VEND!”
    AI I MJERI PO IA KTHEN PËRGJEGJËN: OU, PËR NDERË TË ZGJATKE EDHE PAK RROJA E
    KOKËS DHE FYTYRËS, PËR ZOTIN DUKE ME RRJEPUR ME LËKURË, PO GARANTOJ SE
    KURRË MË, ASNJË KIME NUK DO MBETEJ AS NË FYTYRË AS KOKË, VETËM OH, PORSI
    QOS, PA ASNJË FIJE FLOKU NË KOKË PO DHE ASNJË KIME NË FYTYRË!!” TË FALA NGA
    REFUGJATË LUFTË, TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBE, SHFAROSJE TOTALE,
    GLOBALE, KANIBALE, KATASTRAOFALE TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQITARINË?!.
    MANI USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *