Një alarm për eksploziv është dhënë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet.

 

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur. Për pasojë, uniformat blu kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe është bërë njoftimi i forcave xheniere për veprime të metejshme.

 

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *