Subscribe

Ka nisur këtë të martë vaksinimi anticovid për të moshuarit.

Të parët që kanë marrë dozën kundër viruisit sars cov2 ishin 45 të moshuar në azilin e Shkodrës,, raporton Vizion Plus. Procesi u ndoq nga afër nga kryeminsitri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu.

 

EDI RAMA

KRYEMINSITER I SHQIPERISE

 

Eshte fat qe ne nuk kemi pasur goditje ne shtepine e te moshuarve se ne Europe u be nami. Kjo eshte e lidhur dhe me sakrificen e te gjithe stafevë qe jane mbyllur bashke me te moshuarit ketu.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE 

 

Sot mbarojne te tera dozat ketu dhe fillon nga neser ne te gjithe shtepite e tjera.

 

Krahas të moshuarve, vaksinimit i janë nënshtruar edhe mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodrës dhe atij të Lezhës.

 

I pari që bëri vaksinën anticovid nga bluzat ee bardha ishte drejtori i spitalit tw shkodrës, ndërsa procesi do tw vazhdojë me mjekët dhe inferimerët e reanimacionit dhe ata të pavionit anticovid.

 

OGERTA MANASTIRLIU – MINISTER E SHENDETESISE

 

Vaksinimin do ta intensifikojme,. Do e fillojme sot me 150 vaksinat e para, nderkohe ne Tirane vijojme dhe do te rrisim rritmin ne 300 vaksinime ne dite e me pas 500 dhe do te hapi te enjten dhe qendren e vaksinimit ne Vlore.

 

Të enjten injeksionin do e marrin edhe bluzat e bardha të qarkut Vlorë, ndërsa  ka nisur puna për shtrirjen e procesit të vaksinimit në qendrat shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *