Policia e Durrësit ka goditur një rrjet prostitucioni dhe ka vënë në pranga tre persona.
Në kudër të operacionit “Last Threat” u arrestua shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar shtetasin F. Ç. me mjet prerës (thikë), dhe i kanë marrë 65000 lekë të rinj.
Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasja A. H. ushtronte prostitucion dhe më pas shtetasi R. L. iu bënte foto intime klientëve, si dhe i kërcënonte për të paguar shuma të mëdha parash, me qëllim mospublikimin e fotove.
Operacioni ka nisur një javë më parë. Gjatë tij, fillimisht u vu në pranga shtetasja A. H. dhe gjatë ditës së djeshme u vu në pranga shtetasi R. L..
Po gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi në momentin e kapjes së shtetasit R. L., ky shtetas ishte bashkë me të dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.
Policia vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që janë kërcënuar nga këta shtetas, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale që kryhej nga këta shtetas.
Ndaj shtetasve R. L. dhe A. H., rëndojnë veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, ndërsa 21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./vizionplus.tv





