Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e ministrisë së Mbrojtjes së mbrojtjes për vendosjen së Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura në aeroportin kombëtar.

 

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi përmes një njoftimi për mediat bën me dije se kreu i shtetit ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *