Qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur reformat si dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministri i Financave Eervin Mete është takuar me të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, me të cilin diskutoi programet e financimit përmes USAID.

Deri më tani asistenca amerikane arrinte në 69 milionë dollarë, ndërsa me marrëveshjen e re financimi shkon në 97 milionë dollarë, deri në 2030 .

Financimet do të fokusohen në forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *