Një 50-vjeçar nga Berati ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga skela.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë.
“Dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv





