Zbardhen detaje të reja nga atentati që iu bë Edison Begajt në Vlorë.

 

Autoritetet kanë gjetur të braktisur në një kanal në Lushnj një mjet tip “Mercedes Benz”.

 

Makina dyshohet se i përket atentatorit, i cili e qëlloi Begajn me katër plumba në sy të fëmijëve.

 

Brenda makinës u gjet një uniformë policie, çka shton dyshimet se ajo është përdorur nga autori, i cili po ashtu ishte veshur si polic natën e ngjarjes.

 

Pista kryesore e hetimit për atentatin ndaj Begajt është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *