Një rast i abuzimit seksual u zbulua këtë të premte nga mediat greke në Athinë. Një vajzë 22-vjeçare u njoh me një bashkëmoshatar në rrjetin social “Facebook”.

 

Pasi foli për dy muaj me radhë, të rinjtë vendosën të takoheshin. Por e reja nuk e dinte se çfarë e priste. Ajo doli për një shëtitje me djalin dhe rreth orës 22.30, morën rrugën e kthimit.

 

I riu, duke përfituar nga errësira, e tërheq vajzën pas një karburanti, i mbyll gojën dhe e përdhunon. Më pas ai e braktis atë në errësirë. Vajza, e shokuar ikën në shtëpi dhe më pas denoncon autorin, duke iu treguar autoriteteve detajet dhe foton e përdhunuesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *