Policia njoftoi këtë të delë se kishte ndaluar në pikën Kufitare të Morinës një çantë me mjete piroteknike por duke mos dhënë detaje se kujt I përkiste.

 

Në lidhje me këtë njoftim të policisë ka reaguar tifogrupi kosovar I kombëtares shqiptare “Plisat”. Në një sqarim të postuar në Facebook, “Plisat” shprehen se lëndët piroteknike ishin të atyre dhe se ata dispononin kuponin fiskal dhe se nuk e kishin fshehur atë.

 

Ata hedhin akuza në drejtim të policisë se janë ndaluar plot katër orë nën preteksin se posedojnë lëndë të palejueshme. Plisat duke ngritur dyshime me argumentin se dikush nuk I donte në stadium, shprehen se lëndët piroteknike do të përdoreshin gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit dhe jo në stadium.

 

“Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.

Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës

-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.

-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit. Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese. Një gjë është e qartë. Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA. Andaj, ju bëjmë me dije se. Gjithë këto nuk do të na ndalin. “SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE””

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *