Policia e Korçës ka goditur dy raste të transportimit të emigrantëve të paligjshëm.

 

Në pranga ka përfunduar një punonjës i Gardës së Republikës, D.K., 50 vjeç nga Tirana dhe bashkëpunëtori i tij nga Durrësi, Artur Markogjika.  Ata u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 

Ndërkohë, shpallet në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

 

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Ersekë, u konstatua mjeti tip furgon i markës “Iveco”, drejtuesit së të cilit, punonjësit e policisë i bënë me shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi e braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 40 emigrantë të paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *