Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit nisi shembjen e godinës numër 15 ne Qytetin Studenti e cila pësoi dëme te mëdha nga tërmeti.

 

Fadromat dhe mjetet e tjera te renda filluan ndërhyrjen mesditën e te dielës pasi u vendos qe te mos përdorej eksploziv për shpërthimin e kontrolluar.

 

Godina 15 u shpall e pabanueshme nga grupet e eksperteve dhe inxhiniereve. Ne këtë ndërtesë jetonin gjithsej 95 familje te cilat paguanin qiranë mujore.

 

Një dite me pare banoret u detyruan te braktisnin dhomat ku jetonin prej vitesh pas urdhrit te Bashkisë se Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *